Zyrtarisht, kjo është ministrja e re e Arsimit!

Zyrtarisht, kjo është ministrja e re e Arsimit!

Zyrtarisht, kjo është ministrja e re e Arsimit!

Pas l argimit të Besa Shahinit, k ryeministri i vendit ia ka besuar detyrën e ministres së Arsimit, deputetes së PS-së, Evis Kushi. Kushi, e lindur në Elbasan dhe e di plomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznes ka përvojë të gjatë si pedagoge përgjatë gjithë karrierës së saj.

Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Që prej vitit 2013, ministrja e re e Arsimit është zgjedhur deputete e PS-së dhe gjithashtu është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Evis Kushi është gjithashtu autore dhe bashkëautore e botimeve shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Leave a Reply