Zbuloni kush janë deputetët shqiptarë me pasuri nga 1 deri më 700 milion euro (Lista)

Zbuloni kush janë deputetët shqiptarë me pasuri nga 1 deri më 700 milion euro (Lista)

Zbuloni kush janë deputetët shqiptarë me pasuri nga 1 deri më 700 milion euro (Lista)

Tash e sa vite, Behgjet Pacolli, vlerësohet të jetë njeriu më i pasur në vend. Shtëpitë, tokat milionëshe, avioni privat, veturat, aksionet në shumë kompani e miliona euro para të gatshme nëpër institucione financiare, i mundësojnë atij që të jetë i pari në listën e zyrtarëve milionerë të vendit. Bazuar në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër K orrupsionit, ai ka pasuri në vlerë rreth 700 milionë euro.

Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro. Në total, vlera e pasurive të paluajtshme që posedon ai shkon në rreth 200 milionë euro. Pasuri të majme ka edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi. Ai ka në pronësi gjashtë parcela, tri shtëpi, një banesë, dy lokale dhe një villë, vlera e të cilave sillet rreth 2 milionë e 800 mijë euro.Përveç pasurive të paluajtshme, ai është edhe aksionar në 17 kompani. Vlera e aksioneve që posedon Abrashi shkon diku rreth 3 milionë e 500 mijë euro.

Një prej milionerëve që është pjesë e Kuvendit të Kosovës është edhe ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, deputeti i AAK’së ka deklaruar se ka në pronësi një tokë në vlerë 1 milion e 500 mijë euro, një shtëpi që thotë se kushton 280 mijë euro dhe një banesë, vlera e të cilës sillet rreth 80 mijë euro. Pjesë e listës së milionerëve të Kuvendit është edhe Fatmir Rexhepi.Vetëm aksionet që ka në dy kompani e bëjnë milioner deputetin e LDK’së. Ai ka aksione mbi 1 milion euro në dy kompani.Pasuria e tij nuk mbaron këtu. Rexhepi ka deklaruar se ka në pronësi bashkë me fëmijët edhe tri banesa, dy parcela dhe një shtëpi, që thotë se kushtojnë rreth 370 mijë euro.

Edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, po del të ketë goxha pasuri.Pasuritë e paluajtshme që ka në pronësi Kokaj, kanë vlerë mbi 1 milion euro.Në regjistrin për deklarimin e pasurisë të Agjencisë Kundër K orrupsionit, Kokaj ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi dhe bibliotekë në vlerë prej 480 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë 140 mijë euro, dy banesa në vlerë prej rreth 80 mijë euro secila dhe një dyqan në vlerë 380 mijë euro.

Leave a Reply