“Vuçiq paska shkruar libër, duke i mbrojtur manastiret si serbe në Kosovë”

“Po dëgjojmë që Aleksandër Vuçiç paska shkruar dhe hedhur në botim një libër jo në të mirë të shqiptarëve, duke mbrojtur manastiret serbe në Kosovë.

Asgjë nuk mund t’i bëjë dot Serbia dhe Aleksandër Vuçiç Shqipërisë dhe shqiptarëve. Le të botojë jo një, po njëqind libra Vuçiç për të bindur botën për origjinën e shqiptarëve. Pyetja që më duhet të ngre unë këtu është kjo: a ia pranon Harvadi këtë libër Aleksandër Vuçiçit?

Për ta përdorur si komedi bisedash dhe për të qeshur sërisht me një budallallëk jo në të mirë të shqiptarëve, me veprime jokulturore serbe, sigurisht që po. Katedrat e historisë në universitete prestigjiozë të Amerikës e kanë të provuar që manastiret e ashtuquajtura serbe janë kishat e katolikëve shqiptarë që hordhitë serbe deshën t’i fshinë si etni dhe si fe gjatë mesjetës së vonë.
Po Vatikani, nuk e di këtë? Vërtet mendojnë këta me bindje mesjetare se ka mbetur Vatikani t’ia tregojë Aleksandër Vuçiç historinë e katolicizmit dhe krishtërimit në Shqipëri, kur këtë e ka sjellë këtu apostulli Shën Pal?

Historia përsërit vetveten. Në vitin 1878, pas luftës ruso – turke, Rusia donte të largonte Austro-Hungarinë nga Ballkani, sepse ajo kish aleancë me shqiptarët. Edhe sot e njëjta gjë: Rusia po kërkon të largojmë Amerikën nga Ballkani Perëndimor, sepse kjo ka aleancë me shqiptarët. Ja pra, kjo është arsyeja që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në çdo rast deklaron aleancën shqiptaro-amerikane dhe historinë evropiane dhe perëndimore të popullit shqiptar”.Spartak Ngjela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!