Vlora çel sezonin turistik! Nuk të ndalohet të shkosh në plazh dhe të lahesh në det

Vlora është qyteti i parë bregdetar në vend që zyrtarisht nga sot çeli sezonin turistik. Në një ceremoni të pazakontë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, deklaroi se qyteti është gati për të pritur pushuesit, por gjithmonë duke respektuar protokollet për sigurinë e shëndetit.

“Të fillojmë nga sot një sezon turistik te suksesshëm, aq sa kushtet do të na lejojnë ta kemi. Kemi një sfidë tjetër përpara. Të vazhdojmë të respektojmë njëri-tjetrin, të vazhdojmë të respektojmë masat e marra në mënyrë që sezoni turistik të ketë sukses dhe suksesin mund ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha Leli.

Pavarësisht çeljes se sezonit turistik, baret dhe restorantet duhet të presin edhe një javë, 18 majin, për t’u hapur. Por pushuesit do të lejohen të shkojnë në plazh dhe të lahen në det.

Leave a Reply