Vjen lajmi i fundit nga Specjalja për ish-krerët e UÇK-së (FOTO)

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin nesër edhe njëherë para gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale nëpërmjet një njoftimi në faqën zyrtare të tyre, duke specifikuar edhe arsyen e konferencës së radhës.

Seanca e nesërme që do të mbahet në ora 11:00 do të ketë në shqyrtim vetëm ecurinë e çështjes, sikur të gjitha seancat të cilat janë mbajtur deri më tani ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet të mërkurën, më 19 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).”, thuhet në njoftimin e tyre.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi do të dalin në para Speciales për herë të parë pas 17 marsit të këtij viti.

Së voni, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirim me kusht dhe mbrojtje në liri për të gjithë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ua ka lënë hapur mundësinë që një shtet i tretë të garantojë për monitorimin e tyre dhe kështu t’iu mundësohet mbrojtja në liri.

Deri më tani së paku zyrtarisht nuk është lajmëruar asnjë shtet që do të garantonte lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk është shtet i tretë dhe nuk mund të garantojë për ish-krerët e UÇK-së.

error: Alert: Content is protected !!