Visar Duriqi: Mjaftë mo! Mbulesat islame në shkolla duhet të ndalohen, nuk na duhen!

Gazetari kontravers Visar Duriqi po thotë se për moslejimin e simboleve fetare, ka një udhëzim administrativ që përcakton një rregull të tillë.

Duriqi mes tjerash deklaron se një ndryshim të këtij udhëzimi po duan ta ndryshojnë vet imamët radikalë siç i quan ai, sipas kërkesave të tyre, njofton Klan Kosova.”Ka një udhëzim administrativ ku nuk lejohen simbolet fetare. Nuk specifikohet veç shamia, por të gjitha simbolet fetare. Dhe shamia është simbol fetar, pra nuk është diçka tjetër përveç simbol fetar”.

Në të kaluarën ka pasur raste që kanë shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese për shkak të këtij udhëzimi”.”Kosova parimisht është një shtet sekular. Simbolet fetare duhet të hiqen prej shkollave publike, qoftë simbolet e një feje të caktuar, apo një tjetre. Nxënësit nuk duhet të lejohen sikurse me shami, s’duhet lejuar as me kryq që të vijojnë mësimet. Deri tani nuk janë bërë publike në media, rastet kur dikush është përjashtuar për kryq”.”Që i bie në një formë se institucionet publike po ju japin material imamëve që të reagojnë në këto çështje”.”Kemi një udhëzim administrativ, nuk ka rënë ndesh me Kushtetutën deri tash.

Institucionet publike, duhet t’i zbatojnë rregullat të cilat vijnë nga Ministria e Arsimit”.”Për më shumë këto rregulla vlejnë më tepër për minorenët, pra për vajzat dhe djemtë që bartin simbole fetare derisa janë të mitur. Nga mosha 18 vjeçare e tutje kur ata fillojnë të shkojnë në studime, nuk vlejë rregulli që të mos bartet simbole në fakultet”.”Kryqi edhe shamia janë tamam simbole fetare, ku determinojnë se një person është duke e aplikuar religjionin brenda institucioneve publike”.”Deri tani e pata qëndrimin tim në raport me këtë çështje, mendoj që deri në moshën 18 vjeçare personat konsiderohen të papërgjegjshëm për të vendosur për jetën e vet, prandaj nuk lejohen për të votuar”.”Kështu që udhëzimi administrativ është gabim të ndryshohet në kuptimin siç po e duan tani imamët radikalë, të ndryshohet dhe t’u lejohet të miturve pjesa e aplikimit të shenjave dhe simboleve fetare brenda shkollave publike”.

”Për pjesën tjetër, jam që të respektohen të drejtat e njeriut dhe jam të respektohet që ato gra që janë mbi moshën madhore, dhe vendosin që në atë kohë të kenë shaminë si simbol të tyre të jetës, t’ju jepet mundësia e barabartë”.”Për ma shumë nuk kam mundësi të vazhdoj të qëndroj sepse kam takime të tjera, por dhe e dyta është që nuk kam kohë të dëgjoj imamë radikalë këtu duke dhënë

error: Alert: Content is protected !!