Video rrëqethëse nga fëmijët shqiptar që kanë mbetur në kampet e Sirisë: Ju lutemi në keni shpirt na shpëtoni, se po na…

Video rrëqethëse nga fëmijët shqiptar që kanë mbetur në kampet e Sirisë: Ju lutemi në keni shpirt na shpëtoni, se po na…

Video rrëqethëse nga fëmijët shqiptar që kanë mbetur në kampet e Sirisë: Ju lutemi në keni shpirt na shpëtoni, se po na…

Ky është reagimi i kësaj gruaje në kampin Alhol në Siri, sjellë nga gazetarja e shërbimit botëror të BBC Nafiseh Kohnavard.
Gruaja në arabisht thotë se : “Shteti Islamik do të mbetet dhe Abu Bakr Al-Baghdadi do të na nxjerrë nga këtu”.

Pas saj thotë gazetarja e BBC, fëmijët e ndoqën atë, duke thënë me zë të lartë Allaku Ekbar… “Zoti është i madh”.

“Një skenë me të cilët gazetarët përballen shpesh këto ditë në kampin Al Hawl” thekson gazetarja Nafiseh Kohnavard.

Disa ditë më parë televizioni France24 ka publikuar një lajm ku thotë se Kurdët kanë nisur të transferojnë nga Kampi Al Hol, disa gra më pak të radikalizuara në kampin tjetër Roj.

Deri më tani sipas France24 janë transferuar 76 familje.

Autoritetet kurde, pritet të transferohen 395 familje në kampin Roj.

Ky veprim i autoriteteve kurde është pritur me shqetësim nga gratë dhe fëmijët shqiptarë në kampin Al Hol.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka siguruar, këtë mesazh të 14 vjeçares, Eva Dumani dërguar familjarëve në Shqipëri.

“Tani kush nuk i marrin, shtetet e veta ata vinë dhe i marrin dhe i çojnë në kampin Roxh dhe nuk dalin fare nga aty. Vijnë si kaf shët dhe nuk merr dot as edhe një rrobë. Se kur të na marrin na çojnë në burg. Të marrin në pyetje dhe kontroll. Pastaj na çojnë në Roxh. Inshallah ne na merr Shqipëria dhe nuk na çojnë në Roxh, se pastaj e pati puna jonë. Bëni dua, lutje për ne. Allahu të na lehtësojë gjendjen” shkruan Eva nga Siria.

Ndërkohë që Eva u kërkon familjarëve të luten për ta, të hënën ora 17:00 familjarët e atyre që kanë mbetur në kampin Al Hol, do të protestojnë përpara kryeministrisë me apelin ndaj qeverisë për mos t’i harruar këta fëmijë në Siri e kthyer në shtëpi.

Leave a Reply