Vendmi i ri i Qeverisë, mërgimtarët duhet patjetër të njoftohen më masat e reja….

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka miratuar propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë e COVID-19.

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se ka miratuar vendimin për shfuqizimin e pikave të vendimit të Qeverisë të datës 31 maj 2020, në të cilat është përcaktuar që:

– Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe kanë në posedim rezultatin negativ të testit për COVID-19, jo më të vjetër se 4 ditë, nuk ju nënshtrohen procedurave të vetizolimit;

– Ata që nuk kanë testin, detyrohen të vetizolohen për 7 ditë;

– Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare; dhe

– Deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do të reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës./DP/

Në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës thuhet se mbetet në fuqi pika e vendimit sipas të cilës është përcaktuar që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.

Deri më 12 qershor 2020, Ministria e Shëndetësisë miraton Manualin për Mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, ku specifikohen të gjitha detajet për mënyrën e organizimit të punës në të gjitha bizneset private, ndërmarrjet publike, në institucionet publike dhe çdo veprimtari tjetër.

Po ashtu, Qeveri e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Shëndetësisë që në pajtim me Ligjin të nisë procedurat e rekrutimit të dyqind specialistëve shëndetësorë që do të mbikëqyrin zbatimin e Manualit nga ky vendim.

Leave a Reply