Vd/ekja e nënë e bijë që na tr/onditi të gjithëve, 10 muaj më vjen del informacioni që nuk pritej

Dhjetë muaj pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet ku policia gjeti të vetëflijuara dy pjesëtaret e familjes Josifi, Anisa dhe Zhaneta Josifi, dhe në gjëndje të rëndë pjestaren e tretë Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se vd/ekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kr/iminal apo të jenë shtyrë nga dikush.

Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar he/timet të nisura për shkaktim të vetv/rasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.

Konkluzioni i organit të akuzës erdhi pas një he/timi të gjatë ne lidhje me këtë rast të pazakontë, ku në pyetje u morën shumë persona që kishin patur kontakte me të ndjerat si dhe u kqyren aparatet telefonike të tre pjestareve të familjes Josifi.

Sipas eksperteve ne telefonat e tyre nuk u gjetën të instaluara aplikacione te rrjeteve sociale dhe nuk u konstatua përdorimi i tyre ndërsa vik/timat dhe Blerta Josifi nuk kanë patur komunikime me persona të tjerë por vetem me njera tjetrën.

Po kështu në materialin e prokurorisë, sipas oranews, thuhet se dhe ne banesën e tyre nuk është konstatuar të kenë hyrë persona të tjerë të jashtëm pasi ato i kishin ndërperë mardhëniet me te gjithë, deri në momentin kur u gjeten nga policia.

Sipas prokurorisë nga he/timi rezulton se gjatë kësaj periudhe ato nuk kanë frekuentuar ndonjë se/kt fetar e po kështu nuk rezulton ti ketë vizituar ndonje përfaqësues i komuniteteve fetare.

Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të mbijetuarën Blerta Josifi. Ajo ka treguar para përfaqësuesve të ak/uzësse së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe me pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur ne Tiranë.

E mbijetuara ka treguar se nuk kanë qenë të shtyrë nga asnjë person i jashtëm për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qënë kundër po me pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim. Ato kishin rreth 5 vite që nuk shkonin me në kishë po e kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin. /korrieri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!