Varane, rrugës për të shkruar historinë me Realin

Me 27 vjet, ai ka fituar 17 trofe me Real Madridin. Nëse respekton kontratën dhe qëndron edhe më gjatë, mund të thyejë rekordin e historik të klubit që e mban Paco Gento, me 23 trofe.

Raphael Varane është fitues i lindur. Qendërmbrojtësi francez, i cili është pjesë e Los Blancos që nga viti 2011, ka arritur të fitojë
17 trofe me Realin, lojtari i 10 në histori të klubit me më së shumti kupa.

Nëse ai respekton kontratën edhe 2 sezone, apo nëse rinovon, mund ta thyejë rekordin që e mban legjenda, Paco Gente me 23 trofe.Para Varane, nga lojtarët aktiv, janë Sergio Ramos dhe Marcelo me nga 21 trofe dhe Benzema me 18 trofe, por që të tre janë mbi 30 vjeç dhe po shkojnë drejt fundit të karrierës.Varane, që është kapiteni i katërt, pas pikërisht Ramos, Marcelo e Benzema, është rrugës të lënë gjurmë te Los Blancos, ashtu siç kanë bërë shumë e shumë futbollistë.

Leave a Reply