Vajza që çikloi 1,200 kilometra për ta shpëtuar babanë

Jyoti Kumari erdhi në Gurugram, që ndodhet në periferi në kryeqytetin indian, New Delhi, për t’u kujdesur për babanë e vet pasi ai u lëndua në një aksident.

Ai ishte duke u shëruar nga lëndimet kur filloi izolimi nga pandemia, më 25 mars. Ata shpejt mbetën pa të holla për të blerë ushqim dhe ilaçe.

Atje nuk kishte transport për t’u kthyer në shtëpi, prandaj vajza vendosi që ta transportonte babanë me biçikletë në këtë udhëtim jashtëzakonisht të vështirë.
Përpjekjet e saj për prindin e lënduar u bënë lajm në mediet botërore dhe i fituan zemrat e njerëzve në rrjetet sociale, shkruan “BBC”

“Babai fillimisht nuk pranoi, sepse mendonte që unë nuk mund të çikloj në një rrugë kaq të gjatë, por më në fund e binda”, tha ajo.
Jyoti gjithashtu tha se njerëzit u jepnin ushqim gjatë rrugës dhe se i tërë udhëtimi zgjaste shtatë ditë.

Leave a Reply