Unë nuk e kam agjëru Ramazanin, por djali 9-vjeç e ka agjëruar gjithë! (Video)

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Derisa në institucionet shtetërore është ditë feste, disa qytetarë janë parë në shesh të Prishtinës duke shkuar në punë.

Njëri nga qytetarët që ishte duke shkuar në punë ka folur për emisionin #gjesi duke bërë të ditur se ai nuk ka agjëruar ramazanin, por e kanë agjëruar fëmijët e tij. Më i vogli nga fëmijët sipas të njëjtit ishte vetëm 8-vjeç kur kishte filluar të agjëronte.

Këtë vit, kur ai ka mbushur 9-vjet, prindi i tij thotë se ai e ka agjëruar krejt ramazanin.

“Djali jem 9 vjec e ka agjëru krejt ramazanin. Nuk i kam thanë mos e nino se eka pas me dëshirë. Edhe një vit më herët e ka agjëru, prej 8 vjet”, ka thënë ai.

error: Alert: Content is protected !!