“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe shokët

“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe shokët

“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe shokët

Një histori vërtet e dhimbshme ajo e familjes Shima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur të familjes detyrohen të mbledhin kanaçe dhe nuk mund të shkojnë në shkollë pasi dhunohen dhe paragjykohen.

Fëmijët kanë treguar se në shkollë i keqtrajtojnë dhe askush nuk do të rrijë me ta.

Mes lotësh më i rrituri prej vogëlushëve ka treguar:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”
Ndërsa i ati ka treguar për emisionin “Stop”:

Me netë kanë ndenjur pa bukë. Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave. Nuk kam mbështetje tjetër se po të kem edhe unë e lej fëmijën. Me të vërtetë nuk di të shkruaj, të lexoj, por një punë për mua nuk e ka shteti?”
Fëmijët treguan se verën e kaluan duke mbledhur kanaçe, pasi detin nuk e kanë parë me sy.

Leave a Reply