“Tre ditë kam që nuk fle, sytë nuk më mbyllen… djali po më v’des” (Video)

Një t ragjedi e kaloi, i shoqi i ndërroi jetë. Mbeti e vetme me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë të vogël.

Por dukej se fati i keq për këtë grua s’do të mbaronte këtu. I biri veçse 7 vjeçar, u sëmur.

Enkelejda: Jam nënën e vetme, kam tre fëmijë. Dy vajza e një djalë. Ka një muaj e më shumë që kishte një kollë. E Sollëm me urgjencë në Pediatri dhe rezultoi se kishte leuçemi akute dhe ka prekur 84% të trupit të tij. U shokova, nuk doja ta pranoja.

Kjo është historia e Enkelejdës dhe e Ezelit, 7 vjeçarit të sëmurë rëndë. Për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Enkelejda tregoi morinë e vuajtjeve që përjetoi kur mësoi se mund të humbte edhe të birin.

Enkelejda: Të të përmbyset jeta në çast, si një kështjellë rëre. Të të ikin e zhduken të gjitha ëndrrat, të mbetesh në mes të detit. Mua më iku burri dhe e konsiderova si sprovën e jetës, e thash është misioni im që të rris e vetme këta tre fëmijë, por kjo ishte e tepërt… nuk dua ta mendoj se pa atë djalë jeta ime nuk ka kuptim.

Kam tre ditë që nuk fle… s’ mundem, nuk më mbyllen sytë, nuk fle dot. Nëse djali qëndron këtu… Shpëtimi për djalin do të ishte të kurohej në Itali. Trajtimi kushton mbi 100 mijë euro. Në kushtet që jam unë, që të mbaj tre fëmijë dhe të përballoj këtë shumë është e pamundur, por unë s’mund ta lë djalin të vdesë në spital.

error: Alert: Content is protected !!