TRA GJEDIA në Itali, bie teleferiku ja kush ishin familjet dhe çiftet e reja që u shuan

Katërmbëdhjetë persona, përfshirë të paktën një fëmijë, kanë humbur jetwn dhe një fëmijë tjetër është plagosur rëndë pasi një teleferik ra në një mal pranë Liqenit Maggiore në Italinë Veriore.

A ksidenti ndodhi në një shërbim që transportonte pasagjerë nga qyteti turistik Stresa deri në malin aty pranë Mottarone në rajonin e Piemonte

Pesë shtetas izraelitë ishin midis të vdekurve, thotë ministria e jashtme e Izraelit.

Shumica e viktimave vdiqën në vendin e rrëzimit, ndërsa zyrtarët thanë se dy të mbijetuar, fëmijë të moshës rreth pesë dhe nëntë vjeç, u dërguan me helikopter në një spital në Torino, por fëmija i madh më vonë vdiq.

Fëmija i vogël, i cili është gjithashtu një shtetas izraelit iu nënshtrua një operacioni dhe është në një gjendje kritike.

“Ne jemi të shkatërruar,” i tha Marcella Severino, kryetare e Komunës së Stresit për transmetuesin RAI.

Si ndodhi rrëzimi?

Raportohet se ndodhi rreth 12:30 me kohën lokale (10:30 GMT) të Dielën.

Shkaku i incidentit mbetet i paqartë, por raportet lokale sugjerojnë që kablli mund të jetë këputur rreth 300 metra (984 metra) nga maja e malit.

Kabina ra në tokë dhe u rrokullis poshtë pjerrësisë përpara se të ndalohej nga pemët, tha Kryetari i Bashkisë Severino.

Alpinistët pranë kanë dëgjuar një fërshëllimë të lartë para aksidentit, shtoi ajo.

Walter Milan, një zëdhënës i shpëtimit alpin, i tha rrjetit televiziv RaiNews24 se teleferiku ishte “i thërrmuar”.

Shpëtuesit u përballën me një terren të pjerrët dhe të vështirë. Një automjet i shërbimit zjarrfikës u përmbys ndërsa po përgjigjej, por askush nuk u lëndua.

Kryebashkiaku tha se viktimat ishin gjetur brenda dhe jashtë mbetjeve të teleferikut.

Luisa Tesserin, një studente 27-vjeçare nga Genova, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo dhe miqtë kishin qenë në teleferik rreth një orë para se të ndodhte përplasja.

“Kur hipëm, teleferiku nuk dha ndonjë sinjal të çuditshëm, gjithçka ishte në rregull. Kur ata na thanë lajmin, ne u shokuam”,- tha zonja Tesserin.

Kryeministri italian Mario Draghi e përshkroi rrëzimin si një “aksident tragjik” dhe tha se ai po merrte azhurnime nga zyrtarë lokalë dhe kombëtarë.

“Unë shpreh ngushëllimet e të gjithë qeverisë për familjet e viktimave, lutem për fëmijët e plagosur rëndë dhe familjet e tyre,” tha ai në një deklaratë.

Ministri i Infrastrukturës Enrico Giovannini ka njoftuar një hetim mbi incidentin me një zyrë të prokurorit lokal gjithashtu duke hapur një hetim.

Çfarë dimë për teleferikun?

Uebfaqja për shërbimin Stresa-Alpine-Mottarone tha se zakonisht duhen 20 minuta për të transportuar pasagjerë 1,491m mbi nivelin e detit.

Teleferiku fillimisht u hap në 1970 dhe u mbyll për mirëmbajtje midis 2014 dhe 2016.

Mottarone ndodhet midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta, duke ofruar pamje piktoreske të rajonit për turistët.

Çdo teleferik zakonisht mund të mbajë rreth 40 pasagjerë. Shërbimi ishte rihapur kohët e fundit pas heqjes së kufizimeve të koronavirusit.

Kush ishin viktimat?

Biran Amit, i lindur në Israel më 2 shkurt 1991 dhe rezident në Pavia;

Peleg Tal, lindur në Israel më 13 gusht 1994 dhe rezident në Pavia;

Biran Tom, lindur në Pavia më 16 mars 2019 dhe rezident në Pavia;

Barbara Cohen Konisky, lindur në Izrael më 11 shkurt 1950;

Itshak Cohen, lindur në Israel më 17 nëntor 1939;

Mohammadreza Shahisavandi, lindur në Iran më 25 gusht 1998, rezident në Diamante (Cosenza);

Serena Cosentino, lindur Belvedere Marittimo (Cosenza) më 4 maj 1994 dhe rezident në Diamante (Cosenza);

Silvia Malnati, lindur në Varese më 7 korrik 1994, rezidente në Varese;

Alessandro Merlo, lindur në Varese më 13 prill 1992, rezident në Varese

Vittorio Zorloni, lindur në Seregno, Milano, 8 shtator 1966, rezident në Vedano Olona (Varese)

Angelo Vito Gasparro, lindur në Bari më 24 prill 1976, rezident në Castel San Giovanni (Piacenza)

Roberta Pistolato, lindur në Bari më 23 maj 1981, rezidente në Castel San Giovanni (Piacenza)

Të dhënat personale të një fëmije 9 vjeç që humbi jetën në Regina Margherita në Torino nuk janë bërë të ditura.

Roberta Pistolato, 40 vjeç pikërisht në ditën e tragjedisë dhe Angelo Vito Gasparro, 45, që humbën jetën në aksidentin e Mottarones, ishin bashkëshortët me banim në Piacentino, të dy me origjinë nga Bari.

Silvia Malnati, 27 vjeç dhe Alessandro Merlo, 29, ishin dy të fejuar nga Varese.

Serena Cosentino, 27 vjeçe, nga Diamante (Cosenza), ishte zhvendosur në Verbania disa muaj më parë. I dashuri i saj Mohammadreza Shahisavandi, 23 vjeç, iranian, gjithashtu vdiq në aksident.

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua pothuajse plotësisht në aksidentin e teleferikut të Mottarones në Stresa. Në listën e viktimave rezultojnë Amit Biran, 30 vjeç, banues në Pavia, gruaja e tij Tal Peleg, 26 vjeçe dhe djali i tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër 5-vjeçar i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin Regina Margherita në Torino ku u operua. Në listën e viktimave janë dhe stërgjyshërit e familjes: Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç, ishin gjyshërit e Tal Peleg.

.

error: Alert: Content is protected !!