test


Ish-ylli John Barnes ka thënë se Mohamed Salah dhe Sadio Mane mund të joshen për t’u larguar nga Liverpooli me oferta të mëdha parash nga klubet tjera, ndërsa shtoi se çdo klub është një klub shitës në futbollin modern.Salah dhe Mane kanë qenë dy nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit në sezonet e fundit, duke ndihmuar Reds të arrijnë një finale të Ligës së Kampionëve dhe ta fitojnë këtë trofe një vit më pak.

Reds janë edhe afër fitimit të titullit në Ligën Premier pas plot 30 viteve dhe këto suksese vijnë falë emrave të mëdhenj si Salah, Mane apo edhe Virgil Van Dijk.Forma e lartë dhe shkëlqimi i Salah-Mane ka bërë që këta dy të përfundojnë në listën e dëshirave të klubeve të mëdha si Barcelona dhe Real Madridi.

Barnes pranon se dy yjet mund të largohet nga Anfield nëse iu ofrohen kontrata fitimprurëse, pasi çdo lojtarë pranon dhe çdo klub është klub shitës në këtë kohë.“Çdo klub është një klub shitës në futbollin modern. Një klub si Barcelona ishte i detyruar të shiste Neymarin”, ka thënë fillimisht Barnes për WION.

Leave a Reply