



Të shëruarit nga Covid-19 po vuajnë nga dëmet në mushkëri disa muaj pas daljes nga spitali




Të shëruarit nga Covid-19 po vuajnë nga dëmet në mushkëri disa muaj pas daljes nga spitali




Sipas një hulumtimi, pacientët e koronavirusit kanë shenja të dëmtimit të mushkërive edhe tre muaj pas daljes nga spitali.
Gjendja shëndetësore e shumicës së personave të infektuar përmirësohet brenda gjashtë javëve, por hulumtuesit zbuluan se disa persona kanë pasur vështirësi në frymëmarrje dhe kollë për një kohë shumë më të gjatë.Shkencëtarët e instituteve të ndryshme në rajonin e Tirolit në Austri i pyetën pacientët e koronavirusit që kishin qenë në spitale për ta vlerësuar gjendjen e tyre gjashtë, dymbëdhjetë dhe njëzet e katër javë pas daljes nga spitali.
Në vlerësimin e parë, gjashtë javë pas lirimit nga spitali, më shumë se gjysma e pacientëve thanë se kishin së paku një simptomë të vazhdueshme, kryesisht pengesë në frymëmarrje dhe kollitje. Sipas fotografimit me rrezatim, 88 për qind e pacientëve kishin dëmtim të mushkërive.