“Të lodhtë jeni”, reagon Ahmeti ndaj masave të reja.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ri sa u përket masave anti-COVID.

Pas këtij vendimi pati reagime të shumta, në veçanti për masën që çdo personi i cili hyn në Kosovë t’i kërkohet testi negativ për COVID-19, jo i vjetër se tri ditë, në të kundërt obligohen të karantinohen për shtatë ditë.

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka cilësuar Qeverinë si të “lodhtë”.

Sipas tij, nga qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kërkohet vërtetimi që janë vaksinuar, vërtetimi nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar ose certifikata e bashkimit familjar.

“Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodhtë jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjani vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lëreni veç nga një polic në pika”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Më tej ai theksoi se “kurrgjë s’ka bë VV për ta rrit votën e vet sa ja keni ndihmu ju me budallakina pa kufi”.

“Juve ja u kisha kërku një test/vërtetim tjetër për me hi në institucione”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Ndër masat tjera të cilat i mori Qeveria në detyrë dje ishte edhe të hiqet ora policore në zonat e kuqe, si dhe të zgjatet orari i të gjithë operatorëve ekonomikë e t’u lejohet të punojnë deri në orën 22:00.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160769139887166

error: Alert: Content is protected !!