Te bukura por i dashuri i tradhetoi/ Keto jane VAJZAT VIP qe e kane kapur burrin me presh ne dore

Këto personazhe publikë patën guximin të pranonin në publik se janë tradhëtuar nga partnerët e tyre:

1 .Albërije Hadërgjonaj E njohur për natyrën e saj të çiltër dhe pa komplekse, Albërija ka rrëfyer se ështe tradhëtuar nga bashkëshorti i saj në menyrë te vazhdueshme.

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqertë ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka tradhtuar gjithmonë”- ka treguar këngëtarja e njohur e ftuar para disa kohësh në “Top Show Magazine”

I surprizuar nga kjo deklaratë, Alban Dudushi e ka pyetur Albërien se çfarë bënte ajo kur ish-burri e tradhtonte. “Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë njëherë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”- ka treguar Albërija duke qeshur shkruan blitz.al.

2. Huyeda El Sayed

Aktorja dhe balerina e famshme e cila jeton mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, e ftuar para disa kohësh në programin “Top Show Magazine” ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj francez, me të cilin ka edhe një djalë.

Ajo konfirmoi spekulimet e medias rozë duke treguar hapur se u nda nga biznesmeni, Michael Tamisier pasi ky i fundit e kishte tradhëtuar. “Qava për dy javë dhe më pas u ngrita”– deklaroi Hueyda “live” gjatë emisionit. 3. Arta Memedi

E ftuar në “Thumb” disa muaj më parë, reperja nga Kosova, Arta Memedi pranoi që i dashuri i saj Rinori e ka tradhtuar me Taynan.

“Pra mund të themi që Rinori të ka tradhëtuar si nga ana profesionale ashtu dhe private me Taynan.”- ka pyetur moderatorja Aulona Musta reperen e njohur.

“Po. Është problemi që mua nuk më kishte dhembur shumë nëse më kishte tradhëtuar në anën personale sepse ndodh. Meshkujt gabojnë. Na duhet të kuptojmë ndonjëherë se njerëz jemi, gabojmë dhe duhet të falim. Mirëpo ana profesionale është jo që më ka prekur më shumë sepse unë me atë synim kam shkuar në Prishtinë. Kam punuar shumë. Rrugëtimi im për muzikën është shumë i gjatë dhe ajo ka qenë që më ka prekur më shumë.”-ka rrëfyer reperja.

4. Rovena Dilo dhe i dashuri i saj përfunduan lidhjen e tyre katër vjeçare disa muaj më pare.

Këngëtarja së fundi ka rrëfyer dhimbjen që i shkaktoi ky moment.

E ftuar së fundi “Këndo këngën time”, artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri. “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë.

I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar, thotë panorama.com.

Ndërkohë që Eltioni ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie, duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “tradhtari”.

Burime pranë ish-çiftit të shoëbiz-it bënë të ditur se një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren. Rovena u dashurua katër vjet më parë në “Dancing With the Stars” me partnerin e saj të kërcimit; ata shiheshin kudo bashkë e madje kaluan dhe në

Leave a Reply