Ta prek shpirtin Alketa: Mos më shikoni tani, kam punuar që 14 vjeçe dhe…

Ta prek shpirtin Alketa: Mos më shikoni tani, kam punuar që 14 vjeçe dhe…

Ta prek shpirtin Alketa: Mos më shikoni tani, kam punuar që 14 vjeçe dhe…

Pas komenteve të shumta në festivalin e RTSH-së, Alketa Vejsiu qëndroi në heshtje derisa doli lajmi i madh se do mbërrijë në “Sanremo”.

Alketa është një prej prezantuesve të festivalit të famshëm në Itali, i cili do të zgjedhë artistin që do i përfaqësojë në Eurovision. Alketa e ka konsideruar si një sukses në karrierën e saj dhe nuk ka hezituar që të japë intervista për revistat italiane. Në një prej tyre, tregoi si reagoi kur mësoi se do ishte pjesë e një prej festivaleve më të mëdha në vend.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënën, babain dhe tim shoq”, tregoi Alketa.

Përveç kësaj, foli për fëmijërinë duke treguar vuajtjet prej varfërisë. “Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë.

Isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit”, tha moderatorja.

Leave a Reply