Sot Fitër Bajrami! Besimtarët festojnë nën ndikimin e pandemisë, urime dhe lutje për mbarësi e bagëti

Dita e sotme është e rëndësishme për të gjithë besimtarët myslimanë të cilët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin.
Stafi i ‘Fast News Albania’ uron gjithë besimtarët për një vit sa më të mbarë dhe të begatë.
Si kurrë më parë, kjo festë festohet në kushtet e një pandemie të rëndë që ka prekur botën, por këtë vit , ndryshe nga një vit
më parë, zhvillohet në kushte disi më të lehtësuara, marrë paraysh edhe vaksinimin që ka nisur prej muajsh tashmë në vendin tonë,
Të shumtë ishin besimtarët që dolën në Sheshin “Skënderbej” ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e rastit. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 05:40 ndërkohë që zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë.

error: Alert: Content is protected !!