SkandaIoze, Policia e Kosovës i ka vetëm 7 radarë

Policia e Kosovës i ka vetëm vetëm shtatë radarë për matjen e shpejtësisë së pjesëmarrësve në komunikacion.

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në emisionin “KALLXOPernime”, e ka bërë të njohur këtë fakt, tek ka folur edhe për gjendjen e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës për momentin i ka shtatë radarë. Në këtë gjendje jemi”, ka thënë Sveçla.

Ai gjithashtu ka folur edhe për pensionimin e policëve.

“Shumë shpejt në Kuvend do të shkojë ligji për pensionim të parakohshëm, ligj i cili do të implementohet për tri vite. Me këtë ligj do të afektohen rreth 2 mijë polic”, është shprehur ai.

error: Alert: Content is protected !!