Sjellja skandaIoze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që po priste në radhë: Lahper

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku pritet për dokumente.

Teksa ai priste radhën, një zyrtare komunale futi dikë pa radhë, e cila gjë irritoi burrin që mezi po rrinte në ulëse, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët thonë se ai i reagoi shkeljes së radhës, gjë që solli tension më pas. Zyrtarja i tha se po gënjen, ndërkohë i moshuari vazhdoi të polemizonte.

E në videon që ka siguruar “Jepi zë” nga një qytetar, shihet gjuha kërcënuese e zyrtares, e cila ia bën me gisht plakut. Madje, në fund dëgjohet teksa e ofendon rëndë, duke e quajtur “lahper”.\

“Po rren. Lahper”, ishin fjalët e zyrtares drejtuar një 75 vjeçari.

Sidoqoftë, duhet theksuar se raste të tilla nuk janë të rralla në institucionet e Kosovës ku, përveç shkelet radha, zyrtarët që janë të punësuara për t’u shërbyer qytetarëve, sillen në mënyrë skandaloze me ta.

error: Alert: Content is protected !!