Situata nga virusi/ Skënder Brataj ka një lajm, tregon çfarë pritet pas 15 majit

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.
Sipas tij në ditët e fundit është vënë re një rritje e infektimeve por gjithashtu dhe i shtrimeve në spitalet rajonale të vendit
tonë.

“Këto 2-3 ditët e fundit ka një rritje te lehte, rreth 80-90 të infektuar në ditë, rritje të lehtë të shtrimeve në spital. 1-2
shtrime nga Tirana në Sanatorium dhe të tjerët kanë qenë në 3 spitale rajonalë Covid”.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar vetëm 2 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë.
“24 orët e fundit ka qenë rreth 14 të shtruar dhe 21 vizita në banesë. Po ashtu numri i vizitave në banesë vazhdon të jetë i
lartë mbi 300, 330 në ditën e sotme”.
Edhe pse situata është përmirësuar krahasuar me Shkurtin dhe Marsin, Brataj thotë se për të vendosur për lehtësim masash
duhet të presim pas 15 majit Për të parë ecurinë e virusit pas grumbullimeve të Prillit.

error: Alert: Content is protected !!