Si të largosh varfërin dhe si të jap pasuri Allahu?

Nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:

“Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Vërtet, Allahu i Lartësuar thotë:

“O bir i Ademit! Angazhohu me adhurim ndaj Meje, do ta mbush gjoksin me pasuri dhe do ta largojë varfërinë. Në të kundërtën, do t’i mbush të dyja duart me punë dhe nuk do ta largojë varfërinë.”

(Përcjellë nga Ahmedi, 2/358, nr. 8681, Tirmidhiu, 4/642, nr. 2466 dhe tha: “Hadith hasen garib. Po ashtu nga Hakimi. 2/481, nr. 3657, i cili tha: “Zinxhiri i tij është sahih. Gjithashtu nga ibën Ebi Shejbe, 7/126, nr. 34699, ibën Maxhe, 2/1376, nr. 4107 dhe ibën Hibbani, 2/119, nr. 393. Shejh Albani e ka vlerësuar si sahih në Sahih Sunen ibën Maxhe, nr. 4107).

Nga Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Kush e ka preokupim kryesor jetën e pastajme (ahiretin), Allahu do t’ia vendosë pasurinë në zemër, do t’ia bashkojë punët dhe do t’i vijë dynjaja duke qenë e përulur.

E, kush e ka preokupim kryesor jetën e kësaj bote, Allahu do t’ia vendosë varfërinë mes dy syve, do t’ia shpërndajë punët gjithandej dhe nuk do t’i vijë nga dynjaja veçse aq sa i është caktuar.” (Përcjellë nga Hennadi 2/355 dhe Tirmidhiu, 4/642, nr. 2465. Shejh Albani e ka vlerësuar si sahih në Es-Silsile Es-Sahiha, 2/670).

error: Alert: Content is protected !!