Shqiptari që nuk pranoi para nga serbët për shitjen e shtëpisë në Mitrovicë

Ali Kadriu nga lagjia “Kroi i Vitakut” në Veri të Mitrovicës, është shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në këtë lagje. Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive, pas luftës në veri është shumë i vështirë. Mirëpo, Ali Kadriu me këmbënguljen e tij arriti ta ndërton shtëpinë me disa karakteristika të veçanta.

Edhe pse qeveria serbe i ofroi shumë të mëdha të parave për të shitur tokën dhe shtëpinë, por Aliu nuk pranoi. “Kam ardh i pari këtu me ndërtu dhe ka qenë shumë vështirë. Këtu nuk kanë lënë serbët mirëpo këmbëngulja ime dhe arrita me ndërtu shtëpinë. Ka qenë krejt e rrethuar me KFOR e UNMIK si visha me ndërtu me largojshin me kanë dërgu në b urg”, tha ai.

Leave a Reply