Shpirti i vogël/ Dua të ec edhe unë si shoqet: Elvis Naci i realizon ëndrrën Elonës së vogël, zemra mal për të

Shpirti i vogël/ Dua të ec edhe unë si shoqet: Elvis Naci i realizon ëndrrën Elonës së vogël, zemra mal për të

Shpirti i vogël/ Dua të ec edhe unë si shoqet: Elvis Naci i realizon ëndrrën Elonës së vogël, zemra mal për të

Shqiptarët e kanë treguar shumë herë që bashkë bëjnë mrekullinë, e këtë e tregojnë në raste të ndryshme. Elona Çollaku është një vajzë e vogël nga Korça, por që prej ditës që ka lindur nuk ka qenë në gjendje të ecë.Prej 6 vitesh ajo ndodhet në shtrat dhe v uan nga sëm undja e njohur si Spina Bifida dhe Hidrocefalia. Ajo jeton në një zonë periferike të Tiranës, ndërsa e ëma shprehet se ka bërë çdo sakri ficë për të bijën. Vajza shprehet se ndien dhi mbje të shumta dhe nuk mund t’i përballojë dot. Kurimi i saj shkon 23 mijë euro dhe shpresa për të është vetëm trajtimi në Turqi. Nëna e saj shprehet mes lotësh se nuk mund ta përballojë një shumë të tillë, pasi të ardhurat mujore të saj janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra. Ndaj për këtë, kërkon ndihmë nga shqiptarët.

Ndërkohë, pasi ka marrë vesh lajmin, Elvis Naçi ka kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar vogëlushen Elona. Edhe këtë herë shqiptarët reaguan me dashamirësi dhe mblodhën shumën e nevojshme prej 23 mijë eurosh. Mëngjesin e sotëm Naçi së bashku me bashkëshorten e tij i kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë surprizuar Elonën me lajmin e madh.

Leave a Reply