Shpend Ahmeti shpërndan një video epike: Mos i çoni fëmijët kështu në çerdhe

Shikoni videon me po$hte

Në njoftimin për rihapjen e çerdheve në kryeqytet, kryetari Shpend Ahmeti ka shpërndarë një video interesante

Ahmeti ka treguar se të martën do të rihapen çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në Prishtinë.

Ai ka shpërndarë një video qesharake, ku shihen disa fëmijë duke dalë nga vetura për të shkuar në shkollë, por mënyra e daljes së tyre nuk është e zakonshme.

Dikush nga brenda veturës, i hedh fëmijët jashtë.

“…P.S. kujdes si po i dërgoni fëmijët, jo si në video”, ka shkruar Ahmeti

Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër. Vetëm çerdhja Dielli nuk hapet për shkak se e shfrytëzuam pandeminë për renovim dhe jemi para përfundimit. Prindërit do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe. P.S. kujdes si po i dërgoni fëmijët, jo si në video 😂😂😂#prishtina#shpiPRkrejt

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, June 1, 2020

Leave a Reply