SHBA Dhe Turqia Do Mbajnë Mbledhje Të Rëndësishme, Ja Çfarë Do Të Thotë Kjo Për Shqiptarët!!

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın dhe zv. sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Wendy Sherman biseduan në Stamboll gjerësisht për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në një takim të mbajtur në Zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll, u vlerësuan temat për axhendën e Samitit të NATO-s dhe bisedën që do të zhvillohet në kuadër të Samitit mes presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Në bisedë u ra dakord se duhet të vazhdojë puna e përbashkët për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në çështjet rajonale si Afganistani, Siria, Libia, Malësia e Karabakut dhe Ukraina.

Në takimin ku u shpreh kënaqësia për sigurimin e armëpushimit në Palestinë, u nënvizua nevoja për të ushtruar presion që Izraeli të heqë dorë nga qëndrimi i tij agresiv si dhe për hedhjen e hapave konkretë për paqe të përhershme në kuadër të zgjidhjes me dy shtete.

Gjithashtu janë theksuar shqetësimet e Turqisë për sigurinë kombëtare ndërsa palës amerikane i janë përcjellë pritshmëritë lidhur me çështjen e PYD-së dhe FETO-s. Pavarësisht pikëpamjeve të ndara është përmendur rëndësia për përparimin e marrëdhënieve me një qasje strategjike dhe axhendë pozitive.

Në bisedën ku është vënë në dukje se marrëdhëniet Turqi-SHBA duhet të diskutohen me një qasje të bazuar në besim reciprok dhe bashkëpunim aktiv, u theksua se bashkëpunimi Turqi-SHBA si dy aleatë të NATO-s forcon aleancën dhe kontribuon në paqen dhe stabilitetin përballë sprovave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!