Sali Berisha do të shkoj në qeli? Bëhet deklarata e fortë nga ambasadorja e Amerikës: Shqipëria po ndryshon!

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim ndërsa ndodhet ditën e sotme në Vlorë në kuadër të stërvitjes më të madhe në Ballkan, “Defender 21” komentoi shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk kam asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit amerikan.

Mesazhi është ky që Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare e NATO-s shqipëria do të jetë anëtare e BE Shqipëria është aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara, shteti ligjor duhet të prevalojë. Për të arritur aty askush nuk do të ndërhyjë, ditët e pandëshkueshmërisë po ikin dhe të gjithë duhet të punojnë për këtë gjë”, tha ajo.

Këtë javë kemi vizituar pistën për të parë destinacionet e uljes ajrore dhe të mbrojtjes dhe jemi sot sot në Pashaliman për të parë, kjo është e sigurt që kur alatët e NATO-s bëhen së bashku. Duhet të ketë më shumë mundësi zhvillimi ekonomik për vendin se Shqipëria është një vend i shkëlqyer por kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku. Zhvillimi lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor, e keni parë dje dhe një ditë më parë”, tha Kim.

error: Alert: Content is protected !!