







Ministri i turizmit Blendi Klosi ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku pyetjet e intervistës ia drejtuan vetë fëmijët e tij, Aroni dhe Ambla.




Të vendosur në rolin e dy gazetarëve, Aroni dhe Ambla e pyetën Klosin për marrëdhënien e tij me ta, si edhe me nënën e tyre.
I pyetur nga Aroni si e bëri për vete bashkëshorten, Klosi u përgjigj: “Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha…”
Aroni: Babi a do Zanën, vjehrrën tënde siç do Tanën, mamin tënd?
Klosi: Po kjo nuk është pyetje, padyshim nëna kryesore është nëna Tana, ti e di.
Ambla: Kur çohesh natën dhe të del gjumi çfarë bën?
Klosi: Kontrolloj a e kam mamin në krevat dhe pastaj e puth.
Ambla: A të ka gënjyer ndonjëherë mami?
Klosi: Ja sot nuk më tregoi që kishit bërë gjëra aq të mrekullueshme.
Ambla: Po ti e pyete për këtë gjë?
Klosi: E pyeta dhe më tha jo, nuk kemi bërë gjë.