Rrufeja vret 15 kokë bagëti, shpëtojnë mrekullisht katër barinjtë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Broshtan të Gramshit.

Një banor i zonës ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku bën me dije se një rrufe ka vrarë 15 kokë bagëti.

Sipas tij, kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht katër barinjtë që ishin duke i mjelë dhitë në momentin ku rrufeja god iti.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15.30, pasi zona e Gramshit u përfshi nga reshje të dendura shiu, e shoqëruar me shkarkime atmosferike.

Mesazhi i plotë:

PERSHENDETJE JOQ! NE FSHATIN BROSHTAN BASHKIA GRAMSH.RRUFEJA VRET 15 KRERE DHI. SHPETOJNE PER MREKULLI BARINJTE QE ISHIN DUKE MJELE DHITE NE SHTRUNJE. KA NDODHUR SOT RRETH ORES 15.30.

Leave a Reply