Rregullat që duhen ndjekur/ Kush e kalon kufirin grek duke filluar nga dita e nesërme?

Rregullat që duhen ndjekur/ Kush e kalon kufirin grek duke filluar nga dita e nesërme?

Rregullat që duhen ndjekur/ Kush e kalon kufirin grek duke filluar nga dita e nesërme?

Është bërë një rikujtesë për masat që Greqia do të vendosë për shtetasit shqiptarë nga dita e nesërme si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19.

Njofitimi është bërë nga Policia e Shtetit ndërsa në të thuhet se nga e hëna 750 qytetarë në ditë do kalojnë nga Kakavija, kurse 300 nga Kapshtica.
Qytetarët që do kalojnë kufirin duhet të jenë patjetër të pajisur me test negativ për koronavirusin të kryer në një nga laboratorët e licencuar nga MSH.

Ndërsa rezultati nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Rezultati i testit duhet të përkthehet edhe në gjuhën angleze.

E rëndësishme është që çdo udhëtar të plotësojë formularin PFL në adresën e publikuar prej autoriteteve greke.

Dhe si përfundim do të lejohen të hyjnë në Greqi vetëm personat që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo person që ka marrë konfirmim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit rikujton të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, se nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet PKK Kakavije do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga PKK Kapshticë vetëm 300 shtetas në ditë. Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete: Çertifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV; Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti; Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze; Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës; Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF. Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në PKK Kakavije të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek. Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID. Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërmarrin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijes si dhe në drejtim të Kapshticës. Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Leave a Reply