Rikthimi i reshjeve të shiut në vend, ja çfarë surprizash nga moti na presin në vijim

Fundi i pranverës u mbyll me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi por dhe temperatura të ulëta për shkak të masave ajrore të ftohta me origjine nga Europa Veriore.

Por dhe fillimi i verës meteorologjike do të nisë me mot relativisht të paqëndrueshëm, reshjet e shiut do të mbeten të pranishme në orët e mesditës.

Do të jetë mesi i javës ku moti do të stabilizohet pra do të dominojnë kthjellimet dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht.

Zonat malore 10/23 gradë celsius

Zona e ulet 15/28 gradë celsius

Zona e bregdetit 14/28 gradë celsius.

Sot do të vazhdoj shiu deri nga ora 8 e darkës. Nesër ka serish shi edhe dita e martë në zonat malore. Të mërkurën do të jete e qëndrueshme në të gjithë vendin.

Leave a Reply