Regjistrohen tre lëkundje tërmeti brenda një ore në Tiranë

Tre lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC, dy prej lëkundjeve sizmike kanë qenë me magnitudë 2.7, ndërsa për lëkundjen tjetër nuk ka informacione mbi madhësinë e goditjes.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 10 km në veri-perëndim të Krrabës.

Të tre lëkundjet sizmike janë regjistruar brenda harkut kohor të 60 minutave.

Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe thuajse nuk janë ndjerë.

Leave a Reply