Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në zonën e Durrësit.
EMSC raporton paraprakisht se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.0 sipas shkallës Rihter dhe thellësi fokale 10 km.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 5 km në veri të Durrësit dhe 32 km në perëndim të Tiranës.
Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe janë regjistruar rreth orës 18:27, por referuar komenteve në EMSC dhe mesazheve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, ato janë ndjerë pak.
Kujtojmë këtu që Durrësi u godit nga dy tërmete të fuqishëm vitin e kaluar, ku ai i 26 nëntorit shkaktoi edhe 51 viktima dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.
Që prej tërmetit të 26 nëntorit me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter, në zonën e Durrësit janë regjistruar mijëra lëkundje të tjera, të cilat sipas ekspertëve janë konsideruar si pasgoditje. Sizmologët kanë theksuar se pasgoditjet e një tërmeti si ai i 26 nëntorit mund të vazhdojnë për shumë muaj me rradhë.