Rastet e reja, mjeku i njohur Pëllumb Pipero : Ja se cfarë do të ndodhë pas 3 ditësh..

Shtimi i rasteve pozitive me koronavirus ishte i pritshëm nga specialistët.

Pëllumb Pipero tregon që na çuan në shifrat më të larta të të prekurve që nga fillimi i epid emisë.

“Në radhë të parë është heqja e të gjitha masave kufizuese 10-15 ditë më përpara, së dyti është hapja e shumë aktiviteteve ekonomike, baret restorantet, një ndikim kanë pasur edhe tubimet dhe pro testat e ndryshme. Po ashtu, një arsye tjetër që e besoj fort është shtimi i numrit të testimeve përmes gjurmimit”, u shpreh Pipero për A2

Mjeku i shërbimit infektiv, pranon se me hapjen e plotë të vendit ra vigjilenca e qytetarëve, madje edhe e vetë stafeve mjekësore të cilët krijuan va tra inf eksioni në shërbime të caktuara. Por sipas Pëllumb Piperos, situata pritet të përmirësohet pasi agre siviteti ka rënë.

“Ky është konstatim edhe i kolegëve në botë, ka rënë transmetueshmëria dhe virulenca, por virusi vazhdon të qarkullojë. Koha e gjatë e ekspozimit bën të kemi raste të tjera pozitive dhe të sëm. urë. Ndaj, duhet të kemi shumë kujdes. Pas 3 ditësh, situata besoj do të përmirësohet”, shprehet mjeku.

Mjeku i shërbimit inf ektiv thekson se virusi do të jetë në qarkullim, ndaj këshillon popullatën të respektoje masat mbrojtëse për të krijuar imunitet ndaj virusit.

“Të respektojmë në maksimum distancën fizike dhe vendosjen e maskave në ambiente publike krahas higjienës së duarve. Kaq mjafton që edhe nëse ekspozohemi ndaj virusit, të mos sëm. uremi, por të fitojmë imunitet”.

Ajo që nuk pritej këtë periudhë nga mjekët është rritja e shtrimeve në spital. Për Pëllumb Piperon, ekspertët duhet të vlerësojnë situatën dhe masat mbrojtëse të popullatës në periudhën e rihapjes,

Leave a Reply