Rama nuk pret Tetorin, nesër ndalohet lëvizja e…

Mesa duket Rama nuk ka pritur Tetorin për të bllokuar fundjavën në lëvizjen e makinave.

Pak më parë policia ka njoftuar se ditën e nesërme në asnjë vend të Shqipërisë nuk do të lejohet lëvizja e makinave.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare Ndërkohë njoftohet se gjithë të tjerat do të lejohen, duke filluar nga lëvizja e këmbësorëve dhe bizneset.

Kujtojmë se pak ditë më parë Edi Rama paralajmëroi mbylljen fundjavave nga Tetori i 2020 deri në Mars të 2021. Paralajmërimi i tij duket se do e bëjë “nxehmjen” që nesër.

Të shohim sa do të bindet populli.

Leave a Reply