Rama kalon fundjavën në Paris, vetëm për charter personal ka shpenzuar rreth…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se ndërkohë që Shqipëria kalon krizën e COVID-19 Rama shkon për fundjavë në Paris me charter personal 100 mijë euro.

Bardhi thotë se Rama pa asnjë shpjegim e njoftim zyrtar shpenzon lekët e shqiptarëve duke përdorur Air Albania vetëm për vete ndërkohë që shumë shqiptarë presin të riatdhesohen.

Ai thotë se mosha dhe zullumet po e plakin Ramën që po braktiset çdo ditë nga qytetarët.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e…

Posted by Gazment Bardhi on Sunday, May 31, 2020

Leave a Reply