Rama jep lajmin e keq për transportin publik, por ja ç’thotë për baret dhe restorantet

Kryeministri Rama në një lidhje live me “News 24”, ku shpreh se transporti publik do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur sepse paraqet rrezikshmëri të lartë.

“E vetmja gjë që nuk do hapet ende është transporti publik, turizmi do hapet por me problematikat e veta. Detaje të tjera si palestra do zgjidhen në ditët në vijim. Brenda majit do hapim kufijtë tokësorë për të bërë të mundur lëvizjen e shqiptarëve, kufirin e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës do vijnë normalisht në Shqipëri”, u shpreh Rama për News24.

Ndërsa për baret dhe restorantet kryeministri sqaroi se në zonat e kuqe ato do të rrinë hapur deri në 21:00 ndërsa në të gjelbrat nuk ka limit.

“Deri në orën 21:00 është e lirë lëvizja, pa autorizim.Edhe lokalet e restorantet mund të rrinë të hapura deri në këtë orë në zonat e kuqe. Ndërsa në zonat e gjelbërta nuk ka limit. Gjithmonë duke shërbyer jashtë, jo brenda”.

Leave a Reply