Punëtorët shëndetësorë në Belgjikë ia kthyen shpinën kryeministres (Video)

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes, vizitoi disa spitale për të ofruar mbështetje për personelin shëndetësor, por pritja atje ishte shumë e ftohtë.

Një pjesë e stafit mjekësor në Spitalin St. Pierre në Bruksel e përshëndetën duke ia kthyer shpinën Wilmes, duke shprehur pakënaqësi për qëndrimin e qeverisë ndaj shëndetësisë. Sipas mediave, ata janë të pakënaqur me uljen e buxhetit, pagat e ulëta dhe po përballen me mungesë të stafit.

Wilmes tha se ishte në dijeni të gjendjes së rëndë të punonjësve shëndetësorë, duke shtuar se ishte e nevojshme të rivendosej vlera e profesionit.

“Vizitat në spitalet Delta dhe St. Pierre ishin momente të rëndësishme për dialog si për stafin, ashtu edhe për mua. “Ne diskutuam për shëndetësinë, shëndetin mendor, vlerësimin e punës dhe financimin e kujdesit shëndetësor”, shkroi Wilmes në Twitter.

Leave a Reply