Publikohen Pamjet: Shikojeni si Memli Krasniqi ju bërtet policëve të Kosovës

Memli Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur ver.balisht mbrëmë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Krejt kjo pasi i dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet nga ngjarja që ka ndodhur mbrëmë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Siç shihet në videon e siguruar nga Insajderi, Krasniqi për.plaset verbalisht me zyrtarët policorë pasi, siç kanë treguar burimet e gazetës, shoferi i deputetit të PDK-së është gjobitur nga policia. Deputeti del nga vetura dhe dëgjohet duke kërcënuar policët.

“A del ti nesër në punë”, dëgjohet duke i thënë mes tjerash deputeti Krasniqi, zyrtarit policor.

error: Alert: Content is protected !!