Publikohen emrat, “një bandë kriminale ka vepruar në…”- Plas keq nga PD, zbulohet diçka e rëndë

Partia Demokratike ka denoncuar edhe sot ate qe ajo e quan skema e përdorur për të blerë vota në Bashkinë e Rrogozhinës me nga 1 deri në 35 milionë lekë për familje. Në një deklaratë për mediat, Duma deklaroi se PD i kallëzoi në SPAK të gjithë personat e përfshirë, por shtoi se edhe pse pati 3 javë ë dispozicion, kjo prokurori heshti. Deklarata e plotë Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-DoshiRakipi ka përfshirë çdo qytet, çdo fshat, çdo lagje në të gjithë vendin.
Njësoj si kudo tjetër në Shqipëri, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar. 3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka
kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill. Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.
Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në
Bashkinë e Rrogozhinës duke përfshirë të pesta kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara dhe në ditën e zgjedhjeve.
Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin
kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.

 

Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.

 

Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë trukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës.
•Elidon Bega, me pozicion Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë, është nga Berati dhe nuk paraqitej asnjëherë në punë pasi ishte i angazhuar në fushatë për Partinë Socialiste.
•Lulëzim Haliti është nga Lushnja, gjithashtu burri i hallës së Kryetarit të Bashkisë dhe merrte rrogë tek ujësjellësi pa u paraqitur asnjëherë në punë.
•Romina Bega dhe Erald Abazi nga qarku i Elbasanit përfitojnë rrogë nga Bashkia Rrogozhinë megjithëse nuk janë banues në Rrogozhinë dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë. Një tjetër formë kriminale e blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës është lejimi i ndërtimeve pa leje me qëllim maksimizimin e votave për Partinë Socialiste. Përmes Sami Dervishit, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën, Bujar Dervishit, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe Arben Memës, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhjetëra shtetas janë favorizuar të bëjnë ndërtime të paligjshme.

Të pasigurt se e gjithë kjo skemë kriminale e blerjes së votës me grantet e rindërtimit, me ndihma ushqimore nga Bashkia për banorët, me favorizime për ndërtime pa leje, regjimi RamaDoshi-Rakipi dërgoi në qendrat e votimit në Rrogozhinë përfaqësuesit e tij për të penguar në mënyrë kriminale votimin e lirë të qytetarëve. SPAK është vënë në dijeni të kësaj skeme kriminale që në fillim të muajit prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e pestë në 25 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti pas çdokallëzimi të Partisë Demokratike për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Bashkinë e Rrogozhinës për të nxjerrë Arben Ahmetajn deputet dhe për të mbajtur në pushtet regjimin Rama-Doshi-Rakipi. Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës
kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës.
Muharem Troka, babi i Administratores së Njësisë Gosë, Valmira Troka Fatmir Haska, Kryetar i seksionit Gosë Qender për Partinë Socialiste Shefit Thartori, punonjës i administratës së Bashkisë
Rrogozhinë Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë Elidon Bega, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë
Lulëzim Halit, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë. Romina Bega, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.
Erald Abazi, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë. Rakip Tosku, Shef i Emergjencës Civile në Bashkinë Rrogozhinë
Sami Dervishi, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën. Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë
Arben Mema, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë. Elvis Hoxha Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në  veprimtarinë kriminale të blerjes së votes dhe pengimit të procesit të votimit. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku
veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
Kjo nuk është çështje e politikës. Madje as çështje e Partisë Demokratike, është për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

error: Alert: Content is protected !!