Pse është ters t’i presësh thonjtë natën/ Bestytnitë që shqiptarët i besojnë dhe i ndjekin verbërisht

Pse është ters t’i presësh thonjtë natën/ Bestytnitë që shqiptarët i besojnë dhe i ndjekin verbërisht

Pse është ters t’i presësh thonjtë natën/ Bestytnitë që shqiptarët i besojnë dhe i ndjekin verbërisht

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vde së në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vde kje për një ditë.Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënjen “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra

Leave a Reply