Pronari i lokalit e shtyn drejt makinave: Ky është Troi, qeni që e donte gjithë Kombinati

Dy ditë më parë një qen me emrin Troi është vr arë në mënyrë tra gjike në zonën e Kombinatit në Tiranë. Qeni, shumë i njohur në zonë dhe i dashur nga banorët, u përplas nga një makinë që kaloi me shpejtësi në rrugë pasi ishte trembur nga pronari i një lokali aty pranë.

“Abc News” ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentin kur pronari i lokalit e tremb Troin për ta larguar nga rrugica. Troi del papritur në rrugë dhe përplaset nga një makinë.

Pamjet e rrënqethëse tregojnë Troin, i cili rikthehet në trotuar dhe i del shpirti mes dhimbjeve. Ndërkohë pronari i lokalit e shtyn me këmbë dhe e tërheq zvarrë për ta hedhur sërish në rrugë

Leave a Reply