Një qytetar i cili po mblidhte kanaçe gjatë natës është ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat dhe në videon e publikuar shihet sesi policët e shtrijnë në tokë me forcë anëtarin e komunitetit rom teksa ai i përgjërohet.
“Aman aman o të keqen, çfarë bën aman”, dëgjohet të thotë qytetari.
Video që po bën xhiron e rrjetit është publikuar nga Lëvizja Rinore Egjiptiane, e cila u kërkon llogari institucioneve se çfarë po bëjnë kur shohin pamje të tilla.
Ndërkohë që qeveritarët tanë synojnë integrimin ne BE 🤔🤷♂️I shikojnë këto gjëra Avokati i Popullit, European Union in Albania, U.S. Embassy-Tirana, CoE Office in Albania, OSCE Presence in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë ??
Posted by Levizja Rinore Egjyptiane & Rome on Monday, May 25, 2020