Përfitimet shëndetësore të fëstëkut që duhet t’i dini tani

Përfitimet shëndetësore të fëstëkut që duhet t’i dini tani

Përfitimet shëndetësore të fëstëkut që duhet t’i dini tani

Fëstëku është pemë me origjinë nga nga Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme, ata janë bërthama të marra nga frutat që i përkasin familjes Anacardiaceae ose shqerme. Pema e fëstëkut është jetëgjatë, ndoshta deri në 300 vjet.

Shumë shpesh gjatë ditës jemi të prirur të konsumojmë gjëra për të cilat shpesh edhe nuk jemi mirë të informuar për përmbajtjen e tyre dhe ndikimin e tyre në organizmin tonë, andaj gjithmonë duhet të bëjmë përpjekje të ndryshojmë gjërat të cilat nuk kanë ndikim pozitiv tek ne, andaj mund të merrni në konsideratë këtë, të keni më shumë kujdes dhe të shtoni në rutinën tuaj gjëra të shëndetshme siç është fëstëku.Fëstëku përveç që është i shijshëm njihet edhe për vlerat e tij ushqyese. Sipas nutricionistëve fëstëkët mbajnë vendin e parë si fruti i thatë më i shëndetshëm.

– Fëstëku është i pasur me vajra yndyrore, të cilat janë thelbësore në ushqyerjen e trurit, – përmban fosfor i cili stimulon trurin dhe funksionet e tij, ndihmon në përqendrim dhe kujtesë më të mirë, rregullon qarkullimin e gjakut në tru duke parandaluar kështu trombozën, hemipleginë dhe parkensonin, – kuron sëmundjet e kraharorit dhe veçanërisht kollen kronike, – është i dobishëm për të sëmuret me diabet, e ulë sheqerin në gjak,

– ngrënia e fëstëkëve nga pak çdo ditë është një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar shfaqjen e problemeve të zemrës, – ushqejnë lëkurën, sepse antioksidantët që gjenden tek fëstëkët janë terapeutikë për lëkurën, ata ngadalësojnë të gjithë procesin e plakjes së lëkurës dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe njollave të moshës, – fëstëkët janë zgjedhja ideale për njerëzit që dëshirojnë të mbajnë peshën nën kontroll etj.

Leave a Reply