Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të komentuara në mediat turke dhe çdo e re rreth jetës së tyre përbën kuriozitet për publikun turk, por edhe të huaj që e njohin mjaft mirë çiftin falë telenovelave.
Së fundmi po përflitet se Burak Ozçivit, të cilin e shohim në rolin e “Osmanit”, në TV Klan, do të bëhet baba për herë të dytë.
Thashethemet kanë nisur nga foto e fundit e bashkëshortes së tij. Fahriye Evcen ka pozuar në natyrë, por të gjithë sytë i kanë patur tek barku i saj ku ajo ka vendosur dorën.
Ky veprim i aktores ka bërë të dyshohet për një shtatzëni. Megjithatë Fahriye nuk ka reaguar ende pas lajmeve dhe komenteve të shumta nga fansat.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali 1 vjeç me emrin Karan.