OBSH: Pandemia është krizë e shekullit, efektet do të ndihen me dekada

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të shtunën paralajmëroi se pandemia e koronavirusit do të jetë e gjatë, pas takimit të komitetit emergjent për të vlerësuar krizën gjashtë muaj pas shpalljes së pandemisë.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se efektet e pandemisë do të jenë afatgjate.

“Pandemia është krizë e shekullit, efektet e së cilës do të ndihen me dekada”, tha ai.

“Komitetit thekson zgjatjen e parashikuar të pandemisë Covid-19”, tha OBSH-ja në një deklaratë, dhe paralajmëroi rreziqet e “rraskapitjes nga veprimi”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike që po përjetojnë shtetet mbanë botës.
Paneli u takua të premten për të katërtën herë që nga fillimi i krizës së koronavirusit, gjysmë viti që nga deklarimi publik i emergjencës shëndetësore për mban botën (PHEIC) më 30 janar, që është alarmi i nivelit më të lartë që lëshon OBSH-ja, shkruan The Guardian.

“OBSH-ja ende vlerëson se niveli global i rrezikut nga Covid-19 është shumë i lartë”, u tha në deklaratën e fundit.
“Komiteti thekson zgjatjen e parashikuar të pandemisë Covid-19 dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme të komuniteteve, atyre kombëtare, rajonale dhe globale për ta menaxhuar këtë pandemi”, u tha nga OBSH-ja.

Koronavirusi ka vrarë së paku 680,000 persona dhe ka infektuar më shumë se 17.6 milionë persona që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, transmeton KOHA.

Koronavirusi ka vrarë së paku 680,000 persona dhe ka infektuar më shumë se 17.6 milionë persona që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, transmeton KOHA.

Shumë shtete përreth botës kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, duke i shtyrë ekonomitë në rënie të madhe.
Paneli gjithashtu i bëri thirrje OBSH-së në përgatitjen e furnizimit me terapi dhe vaksina, dhe kërkoi përshpejtimin e hulumtimit mbi “të panjohurat kritike” të virusit, si origjina nga kafshët dhe burimet potenciale të viruseve të tilla.
Bëri thirrje për kuptimin më të mirë të epidemiologjisë si dhe ashpërsisë së Covid-19, përfshirë edhe ndikimet afatgjata në shëndet.
Takimi që zgjati afro gjashtë orë u mbajt në qendrën e OBSH-së në Gjenevë, dhe komiteti do të mblidhet sërish pas tre muajve.

Leave a Reply