O Zot mbroje këtë fëmijë/ E shpëtoi përqafimi i të atit, vetëm një 5-vjeçar ia del të jetojë pas fatkeqësisë

Një djalë pesëvjeçar ka pyetur “ku është mami im” pasi prindërit e tij, vëllai më i vogël dhe stërgjyshërit iu v ranë nga rr ëzimi i teleferikut në Itali. Eitan Biran është i vetmi i mbijetuar nga tra gjedia e së shtunës që u m ori j etën 14 personave në Alpet Perëndimore.

Sipas mjekëve që po kujdesen për shëndetin e të miturit, Etian mundi të shpëtojë nga përqafimi i të atit. 30-vjeçari Amit Biran e kishte mbështjellë në krahët e tij për ta mbrojtur, duke e shpëtuar edhe nga impakti më i madh i rënies.

Teleferiku ra nga rreth 20 metra lartësi, u rrotullua nëpër pjerrësitë e malit e më pas u p ërpl as nëpër disa pemë.

Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vr arë.

error: Alert: Content is protected !!